Lajme

Shukri Buja falënderon qytetarët: Mbështetje e jashtëzakonshme në Lipjan, vazhdojmë fuqishëm!

09/29/2025 16:12
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë javës së fundit të fushatës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se ka pasur takime të shumta, energji pozitive dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e Lipjanit.

Buja u shpreh i vendosur për të vazhduar fuqishëm drejt zgjedhjeve.