Sot, në moshën 79 vjeçare, ka ndërruar jetë, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Vëllaznimit, Jakup Kuqi.
Kuqi ishte shumë aktiv në periudhën e vështirë të sportit kosovar dhe padyshim gjithmonë do mbetet legjendë e klubit gjakovar.
Ai ishte pjesë e klubit të Vëllaznimit, kur klubi u shpall kampion për herë të parë në histori në sezonin, 1967/1968.
Varrimi i të ndjerit do bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.
/GazetaBlic Sport


