Është vetdorëzuar në Polici i dyshuari që goditi me veturë një person në Strecll të Deçanit më 7 maj të këtij viti.
I njëjti, sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Ndryshe, i dyshuari kishte goditur me veturë viktimën si pasojë e një përleshjeje mes tyre.
“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin”, kishte deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi kishte deklaruar se bëhej fjalë për tentim vrasje.


