Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se procesi i legalizimeve nuk është thjesht një çështje teknike, është një nga sfidat më serioze urbane që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se për këtë ka plan, Konkurs publik, ekspertë të pavarur, afate të qarta dhe jo pazare e vonesa.
Postimi i tij i plotë:
Procesi i legalizimeve nuk është thjesht një çështje teknike, është një nga sfidat më serioze urbane që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve, familjeve që kanë ndërtuar me mund e sakrificë, por që sot jetojnë në pasiguri, vetëm pse mungon një dokument zyrtar. Dhe për këtë, Beka e ka bo planin.
Konkurs publik, ekspertë të pavarur, afate të qarta.
Jo pazare. Jo vonesa. Jo më “prit edhe pak”.
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


