Lajme

Policia jep detaje për aksionin e hajnave për ta vjedhë bankomatin në Klinë

09/29/2025 11:52
nga:G B

Një rast i tentim-vjedhje në fshatin Zajm të Klinës.

Gazeta Blic raportoi se hajnat kanë tentuar ta thyejnë një bankomat.

Policia kur doli në vendin e ngjarjes, por nuk i takoi të dyshuarit.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 05:10, policia ka pranuar informatën se disa persona janë duke tentuar te thyejnë bankomatin e TEB-it, në afërsi të Marketit Nora në Zajm të Klinës, Njësitet relevante menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Është vërejtur se bankomati ka disa dëmtime, por të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga aty. Është njoftuar prokurori dhe rasti ka nisur të hetohet”, tha Gashi.

“Mbetet të shihet se si do të cilësohet rasti”, theksoi ai.

Tentim vjedhje në bankomatin e një banke në Klinë