Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se rikthimi për Pejën do të ketë zotime që preken e shihen, raporton Gazeta Blic.
Ai ka premtuar se do të ndërtojë 30 ashensorë modernë për qytetarët në objektet kolektive të banimit, mbi 3 kate.
Postimi i tij i plotë:
Ky është rikthimi për Pejën tonë: zotime të realizueshme që preken e shihen. Do të ndërtojmë 30 ashensorë modernë për qytetarët tanë në objektet kolektive të banimit, mbi 3 kate.


