Dy policë janë lënduar gjatë parandalimit të një përleshjeje mes tifozëve në Ferizaj, ndërsa katër persona janë arrestuar.
Policia ka bërë të ditur se njëri prej policëve të lënduar është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta zyrtarët policorë që ishin në sigurim të një ndeshje futbolli. Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, e njëri prej tyre për tretman të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


