Rreth orës 5 të mëngjesit të sotshëm është thyer dega e ATM-së së bankomatit Teb në Klinë, përkatësisht afër Nora Market.
Sipas burimeve të GazetaBlic, tentim vjedhja u realizua nga dy persona të maskuar, të njejtit mësohet se me mjete të forta arritën ta hapnin derën e bankomatit, vodhën alarmin dhe DVR të kamerave, mirëpo nuk arritën të merrnin të holla nga bankomatit.
Burimet tregojnë se forenzika dhe Policia e Kosovës po e heton rastin./GazetaBlic/


