Lajme

Berisha: Në tubimin me të rinjtë e Pejës u dëshmua se ndryshimi po vjen dhe është i pashmangshëm

09/28/2025 21:08
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, gjatë një tubimi me të rinjtë e qytetit, theksoi rëndësinë e rinisë në procesin e ndryshimit, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se fuqia e rinisë është kyçe për të ardhmen e Pejës.