Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar banorët e Llukës së Epërme dhe Lëbushës për pjesëmarrjen masive në tubimet elektorale, pavarësisht kushteve të motit, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ambientet e shkollave ishin të vogla për të pritur të gjithë mbështetësit e Aleancës dhe u zotua për fitore bindëse më 12 tetor, duke theksuar se bashkë me qytetarët do të qeverisin me punë në katër vitet e ardhshme.


