Lajme

Jeta Statovci prezanton planin për Poliklinikë Shëndetësore Moderne në Prishtinë

09/28/2025 17:41
nga:Genita C

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo ka prezantuar idenë për krijimin e një Poliklinike Shëndetësore Moderne në kryeqytet, e cila do të ofrojë shërbime diagnostike dhe specialistike pranë qytetarëve, me ndërlidhje të drejtpërdrejtë me QKUK për rastet që kërkojnë hospitalizim, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit për fëmijërinë e hershme, përmes ekipeve multidisiplinare që do të ndihmojnë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.