Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e kulturës në qytet, duke pyetur publikisht: “Ku është kultura sot? Ku është teatri Istref Begolli? Ku është kinoteatri? Ku është festivali Azem Shkreli?”
Ai theksoi se institucionet kulturore duhet t’i kthehen qytetarit, duke bërë thirrje për ringjalljen e jetës artistike në Pejë.


