Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka akuzuar kryetarin aktual, Gazmend Muhaxheri, për mashtrim të qytetarëve dhe shmangie të përgjegjësisë për dështimet komunale, raporton GazetaBlic.
Berisha tha se më 12 tetor qytetarët do ta ndëshkojnë Muhaxherin me votë, duke i dhënë fund, siç e quajti ai, keqqeverisjes në Pejë.


