Lajme

Bekë Berisha prezanton programin konkret për Ulpianën dhe Dardaninë: Për një Prishtinë që respekton historinë e saj

09/28/2025 15:21
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Argjir Rexha, prezantuan programin për lagjet Ulpiana dhe Dardania.

Programi, i hartuar në bashkëpunim me qytetarët, synon të adresojë nevojat reale të komunitetit dhe ofron një vizion për një Prishtinë më të rregulluar, më të jetueshme dhe me respekt për historinë e saj.

Postimi i plotë:

Ulpiana dhe Dardania, themelet e lashta të Prishtinës sonë!

Beka, bashkë me Argjir Rexha, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, në mesin e miqve dhe përkrahësve prezantuan programin konkret për Ulpianën dhe Dardaninë, të përpiluar bashkë me qytetarët dhe për qytetarët.

Ky program është rezultat i dëgjimit të nevojave reale të lagjeve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin. Ai pasqyron vizionin e përbashkët për një Prishtinë më të rregulluar, më të jetueshme dhe që respekton historinë e saj.