Lajme

Lidhja e Prishtinës prezanton vizionin në lagjet Taukbashqe, Taslixhe dhe Velani

09/28/2025 15:15
nga:Genita C

Dhjetëra qytetarë nga lagjet Taukbashqe, Taslixhe dhe Velania morën pjesë në një takim me Lidhjen e Prishtinës, ku u prezantua vizioni i kësaj nisme politike, raporton GazetaBlic.

Fehmi Kupina dhe Ardian Krasniqi, kandidat për Kuvend Komunal, ndanë synimet e tyre për të ardhmen e kryeqytetit.

Kupina vlerësoi pjesëmarrjen dhe energjinë e qytetarëve, duke e cilësuar si motivim të fortë për vazhdimin e angazhimit të tyre.