Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve në Zonën Operative të Nerodimës, raporton Gazeta Blic.
Ai ka nderuar dëshmorët në Ferizaj dhe po ashtu ka bërë homazhe te te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi.
Postimi i tij i plotë:
Nderova një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Lavdi!


