Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar sot zejtarët e komunës, në parkun e ri, raporton Gazeta Blic.
Ata e kanë falënderuar kryetarin Idrizi për parkun e ri dhe mundësitë.
Postimi i tij i plotë:
Me zejtarët e komunës sonë, në parkun e ri.
Së bashku folëm për projektet e mandatit të ri, e për hapësirat e krijuara dhe mundësitë që ky park po u sjell qytetarëve tanë.
Faleminderit të gjithëve!


