Lajme

Bulliqi: Odë më odë, lagje më lagje, vizioni ynë për punë të mëdha për Podujevën e ka pranë secilin qytetarë të Llapit

09/27/2025 22:22
nga:Sh R

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë pamje nga vizita dhe atmosfera e ngrohtë bashkë me Shoqatën Kulturore Artistike ‘Flaka e Llapit’, raporton GazetaBlic.

Bulliqi thotë se vizioni ynë për punë të mëdha për Podujevën e ka pranë secilin qytetarë të Llapit.

Postimi i plotë:

Odë më odë, lagje më lagje, vizioni ynë për punë të mëdha për Podujevën e ka pranë secilin qytetarë të Llapit.

Momente të bukura nga vizita dhe atmosfera e ngrohtë bashkë me Shoqatën Kulturore-Artistike “Flaka e Llapit”.

Bashkë për Podujevën! ❤️