Sporti

Lajme të këqija për Luis Enrique, lëndohet Vitinha

09/27/2025 21:59
nga:Mergim Rreci

Luis Enrique merr lajme të këqija para ndeshjes ndaj Barcelonës.

Mesfushori i PSG-së, Vitinha është lënduar dhe është zëvendësuar nga ndeshja e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Luis Enrique nëse e humb edhe mesfushorin portugez, do të ketë shumë telashe në ndeshjet e ardhshme, sidomos atë të radhës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.