Lajme

Bekë Berisha viziton Kodrën e Trimave: Kjo lagje ka potencial të jashtëzakonshëm – S’duhet me mbetë asnjë cep anash

09/27/2025 21:57
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, së bashku me kandidatën për Asamblenë Komunale, Arlinda Rama, takuan banorët në Kodrën e Trimave, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se kjo lagje ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë:

Kodra e Trimave ka diçka për t’i thënë Prishtinës!

Arlinda Rama, kandidate për Asamblenë Komunale e priti Bekën në Kodrën e Trimave.

Të dy ndanë vizionin e tyre për një Prishtinë më të zhvilluar, e më veçanërisht për Kodrën e Trimave, ngase kjo lagje ka potencial të jashtëzakonshëm. S’duhet me mbetë asnjë cep anash.

Prishtina zhvillohet prej lagjeve, e nis prej njerëzve!

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://ëëë.bekeberisha.com/