Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka vizituar familjen e kandidatit për Asamble Komunale, Ekrem Rrahmani, raporton GazetaBlic.
Hyseni thotë se biseduan për kërkesat e banorëve në fshatin Siboc, ku thekson se në vazhdimësi janë injoruar nga pushteti në ikje.
Postimi i plotë:
Mikpritje e veçantë e mobilizim i jashtëzakonshëm në familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale Ekrem Rrahmani, në Siboc.
Bashkëbiseduam për kërkesat e banorëve të Sibocit, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetës së tyre, e të cilat në vazhdimësi janë injoruar nga pushteti në ikje.
Përcaktimi e vendosmëria e Sibocit për ndryshim është themeli i fitores sonë më 12 tetor!


