Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka prezantuar sloganin e kandidatës për Kuvendin Komunal, Rrezarta Aliu, “Mendje e qetë, zgjidhje e drejtë”, raporton GazetaBlic.
Berisha thotë se së bashku me Rrezartën do ta bëjnë Veternikun më të mirë dhe më të jetueshëm.
Postimi i plotë:
“Mendje e qetë, zgjidhje e drejtë” , kështu e ka sloganin kandidatja jonë për Kuvendin Komunal, Rrezarta Aliu. Me këtë filozofi, Rrezarta synon të udhëheqë edhe punën e saj për lagjen që përfaqëson.
Në diskutimet për programin- arsimi, trafiku dhe siguria zënë një vend të rëndësishëm në vizionin e Bekës. Por, një pyetje e domosdoshme është: çfarë do të bëhet për shëndetin mendor?
Një lagje e pastër, e gjelbëruar dhe me problemet bazike të zgjidhura ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Një park rekreacional dhe pista ecjeje do t’i bënin shumë mirë Veternikut dhe banorëve të tij.
Bashkë me Rrezartën, kemi me bo Veternikun më të mirë dhe më të jetueshëm!
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/


