Lajme

Berisha: Me rikthimin tonë, sportistëve tanë dhe klubeve tona ua kthejmë dinjitetin që e meritojnë

09/27/2025 16:53
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, thotë se Peja dikur krenohej me sport, por gjendja e sportit sot është më keq se që ka qenë ndonjëherë, raporton GazteaBlic.

Berisha thotë se me rikthimin tonë, sportistëve dhe klubeve tona do ua kthejmë dinjitetin që meritojnë.

Postimi i plotë:

Peja dikur krenohej me sport, por sot gjendja e sportit, si me infrastrukturë, përkrahje institucionale e rezultate është më keq se ka qenë ndonjëherë. Me rikthimin tonë, sportistëve tanë dhe klubeve tona ua kthejmë dinjitetin që e meritojnë.