Lajme

Mbahet për herë të parë në Kosovë, ‘Kongresi i Parë Klinik i Kirurgëve Shqiptarë’

09/27/2025 13:39
nga:Y I

Eshtë mbajtur për herë të parë në Kosovës, ‘Kongresi i Parë Klinik i Kirurgëve Shqiptarë’. 

Në këtë Kongres është prezantuar, hulumtimi shkencor, ‘Standardizing Medical Procedures to Enhance the Quality of Student Clinical Practice in Kosovo’.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë të theksojë rëndësinë e standardizimit të procedurave mjekësore si bazë për zhvillimin e një praktike klinike më cilësore për studentët e mjekësisë në Kosovë, në harmoni me standardet ndërkombëtare.

Pikat kryesore të gjetjeve ishin: standardizimi rrit cilësinë e edukimit klinik, përmirëson sigurinë e pacientëve dhe forcon përgatitjen profesionale të mjekëve të ardhshëm.

Kongresi mblodhi mbi 300 prezantime shkencore dhe 235 ligjërues, prej tyre 70 ndërkombëtarë, duke e kthyer Kosovën në qendër të dijes dhe inovacionit kirurgjik për tri ditë rresht.

Ky hulumtim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të edukimit mjekësor dhe sistemit shëndetësor në Kosovë.

/Gazeta Blic/