Lajme

Kupina takim me qytetarë në Arbëri: Premtuam mbështetje të pakushtëzuar për të adresuar hallet e tyre

09/26/2025 20:48
nga:Sh R

Fehmi Kupina nga iniciativa qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Gazmend Gashi, u takuan me banorët e lagjës Arbëria, raporton GazetaBlic.

Kupina tregon se premtuan mbështetje të pakushtëzuar për të adresuar hallet e tyre dhe për të punuar pandal për intersin e qytetarëve tanë.

Postimi i plotë:

Me Gazmend Gashin, një emër i njohur për shoqërinë tonë, kampion i shtatëfishtë në boks, dhe kandidat për Kuvend Komunal, takuam një grup të qytetarëve nga lagjja Arbëria.

Miq e dashamirë të Gazmendit dhe të Lidhjes së Prishtinës shprehën pakënaqësitë e tyre me pushtetin aktual dhe kërkuan ndryshimin të cilën do ta sjellë Lidhja e Prishtinës.

Ne ju premtuam mbështetje të pakushtëzuar për të adresuar hallet e tyre dhe për të punuar pandal për interesin e qytetarëve tanë.

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115