Sporti

60 mijë euro në javë nga kontrata e re për Rio Ngumoha

09/26/2025 19:51
nga:Mergim Rreci

Ylli i ri i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka nënshkruar një kontratë të re me kampionët aktualë të Anglisë deri në verën e vitit 2028.

Talenti ka lënë mbresa me performancat e tij në ekipin e parë këtë sezon dhe ka fituar një kontratë të re që i garanton një pagë prej 60,000 eurosh në javë – maksimumi i mundshëm për një lojtar në vitin e tij të parë profesional në klub.

Kontrata përfshin gjithashtu bonuse të ndryshme që mund të rrisin shpërblimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Marrëveshja e re do të thotë një rritje pothuajse katërfish të të ardhurave të tij, pasi Ngumoha më parë fitonte rreth 16,500 euro në javë.

/GazetaBlic Sport/