Lajme

Hyseni viziton Bashkësinë Islame në Podujevë: Çdo kërkesë e tyre do të trajtohet me prioritet dhe do ta kenë mbështetjen time të plotë

09/26/2025 18:36
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka vizituar Bashkësinë Islame të Podujevës, raporton GazetaBlic.

Hyseni thotë se shoqëria jonë është veçuar e vlerësuar për tolerancën ndërfetare dhe mirëkuptimin.

Ai shton se çdo kërkesë e tyre do të trajtohet me prioritet dhe do ta kenë mbështetjen time të plotë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme vizituam Bashkësinë Islame të Podujevës ku u pritëm nga kryetari i Këshillit Mensur Hoti, Kryeimami Bekim Jashari, nga Besim Gashi, Isuf Kastrati dhe Berat Avdiu.

Shoqëria jonë është veçuar e vlerësuar për tolerancën ndërfetare dhe mirëkuptimin.

Roli i Bashkësisë Islame në Podujevë në të gjjtha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë ka qenë i një rëndësie të veçantë, dhe si i tillë është edhe sot.

E bëra të qartë se çdo kërkesë e tyre do të trajtohet me prioritet dhe do ta kenë mbështetjen time të plotë.

Sa më shumë që vlerësojmë e respektojmë traditën tonë, aq më sigurt e ndërtojmë të sotmen dhe të ardhmen tonë!