Lajme

Ferit Idrizi: Stadionin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet

09/26/2025 16:31
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka premtuar se do ta bëjë realitet stadiumin “Musa Abazi”.

Ai ka thënë se në stadiumin e ri modern do të kthehen edhe turniri i futbollit të vogël.

“Bashkë me të, së shpejti, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël, që do ta rikthejmë në stadionin e ri e modern”, ka thënë Idrizi.

“Për Vushtrrinë tonë, për historinë e qytetit, për sportin”, ka thënë ai.