Lajme

Bekë Berisha takon sonte banorët e fshatit Besi, i fton që t’i ndajnë idetë e tyre

09/26/2025 16:23
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, sonte do ti takoj banorët e fshatit Besi në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Berisha i ka ftuar qytetarët përmes një postimi në Facebook, që të flasin e t’i ndajnë idetë e tyre.

Postimi i plotë:

Beka po don me ditë, çka po don ti me u bo n’Besi!

Sot, Beka nga ora 18:00 ka me qenë në Besi.

Nëse don me pyet diçka, apo e ke një ide për qytetin, apo veç me e kuptu planin e Bekës, je i/e mirëseardhur!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon