Lajme

Marrëveshja e komunës me Fakultetin e Arkitekturës: Punët praktike, kthehen në projekte për nevojat e qytetarëve

09/26/2025 15:53
nga:Sh R

Është jetësuar një marrëveshje fantastike mes komunës së Prishtinës dhe fakultetit të Arkitekturës në UP.

Orët e praktikës në fakultet, do të shfrytëzohen për projekte në të mirë të kryeqytetit.

Si rezultat, sot në tryezë u mblodhën arkitektët e Prishtinës.

“Po dakordohemi për projektet që hyjnë në kurrikulë dhe për punëtoritë praktike që sjellin rezultate të shpejta në terren” , ka theksuar Përparim Rama.

“Gjithashtu, u theksua ngritja e kapaciteteve në nivel lokal për participimin publik, që do të realizohet përmes projektit SPACE Erasmus+”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.