Showtime

Viktima e aksidentit me fatalitet në Pejë është vëllai i Gjestit

09/26/2025 15:22
nga:Sh R

Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje.

Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.