Pelloponeza Jakupi, mbesa e gazetarit të mirënjohur dhe të guximshëm Jusuf Ferizi, po hyn fuqishëm në garën për Asamblenë Komunale të Prishtinës me numrin 54 në listën e AAK-së.
E rritur me vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe guximit, Pelloponeza Jakupi, garaon në zgjedhjet e 12 tetorit për një pozicion në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
E diplomuar me sukses në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ajo vjen me dije të thellë, energji rinore dhe një vizion të pastër për një Prishtinë më të drejtë, më transparente dhe më të përfshirë.
Pelloponeza Jakupi ofron një alternativë që nuk buron nga kalkulimet politike, por nga vullneti i sinqertë për të kontribuar në ndërtimin e një qyteti që i shërben të gjithëve, pa dallim.
“Unë jam këtu sepse nuk dua të rri më spektatore. Dua të jem pjesë e ndryshimit, jo për karrierë, por për bindje,” ka deklaruar ajo në një prej takimeve me të rinjtë e lagjes Dardania.
Me trashëgimi të fortë familjare, edukatë të shëndoshë dhe kurajo për të sfiduar status quo-në, Pelloponeza Jakupi nuk është vetëm një emër i ri në listë, ajo është një thirrje për zgjuarsi, përfaqësim dhe drejtësi.


