Fehmi Kupina nga iniciativa qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’ së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal Ardian Krasniqi, Faton Pacolli dhe Arben Zhjeqi, vizituan KF Rilindja.
Kupina tha se ishin aty për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat e këtij klubi të mirënjohur të Kryeqytetit.
Ai premtoi se do të jenë krahë dhe zë i klubeve sportive në Kuvendin Komunal.
“Lidhja e Prishtinës tanimë ka dëshmuar se sportin, e në veçanti futbollin e ka prioritet. Rindërtimi i Stadiumit Fadil Vokrri, mbështetja e të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit, dhënia në shfrytëzim e pronave komunale për klubet, jane disa prej zotimeve tona” shkruan Kupina raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Lidhja e Prishtinës tanimë ka dëshmuar se sportin, e në veçanti futbollin e ka prioritet. Rindërtimi i Stadiumit Fadil Vokrri, mbështetja e të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit, dhënia në shfrytëzim e pronave komunale për klubet, jane disa prej zotimeve tona.
Në këtë frymë, me kandidatët për Kuvend Komunal, Ardian Krasniqi, Faton Pacolli dhe Arben Zhjeqi, vizituam KF Rilindja për të shikuar nga afër nevojat dhe kërkesat e këtij klubi të mirënjohur të Kryeqytetit.
Ju premtuam se do jemi krahë dhe zë i klubeve sportive në Kuvendin Komunal.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115


