Lajme

Ahmeti: Propaganda dhe të pavërtetat, cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët, le të ecim përpara me përkushtim!

09/26/2025 11:15
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit, njëherësh kandidat i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka thënë se ‘propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët’.

Ahmeti ka theksuar se forca e tyre është në punën dhe sjelljen e mirë.

Ahmeti ka potencuar se do të ecin përpara me vizion dhe përkushtim, për një Lipjan më të mirë për të gjithë.

“E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë, por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë. Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim,
për një Lipjan më të mirë për të gjithë.Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë 🌞

E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë,
por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë.

Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim,
për një Lipjan më të mirë për të gjithë.

Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët.

Gjithmonë me punë për Lipjanin.