Sporti

Premier League apo Ligën e Kampionëve? Slot tregon se cilin trofe e dëshiron më shumë këtë edicion

09/25/2025 23:54
nga:Mergim Rreci

Arne Slott e ka udhëhequr Liverpoolin drejt lavdisë në Premier League në sezonin e tij debutues si trajner i klubit nga Merseyside, dhe në një intervistë me Ali McCoist të TNT Sports, trajneri i Liverpoolit zbuloi saktësisht se cili është prioriteti i tij këtë sezon.

Slott hezitoi kur u pyet nëse do të preferonte të fitonte një tjetër titull të Premier Ligës apo ta sillte trofeun e Ligës së Kampionëve përsëri në Liverpool, por McCoist përfundimisht mori një përgjigje nga holandezi.

“Nëse do të mund të fitoja vetëm njërën, këtë herë do të zgjidhja Ligën e Kampionëve”, tha Slott.

Ish-trajneri i Feyenoord foli edhe për ndeshjet me PSG në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

/GazetaBlic Sport/