Të dielën, kampionati italian i futbollit sjell një ndeshje të madhe.
Milani do të përballet me Napolin, një përballje që mund të japë më shumë qartësi për pretendentët e titullit të këtij sezoni.
Kjo sfidë nuk është e rëndësishme vetëm për pozitat në tabelë, por edhe për duelin e veçantë mes dy trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, të cilët rikthehen ballë për ballë pas 12 vitesh.
Herën e fundit që u ndeshën në Serie A ishte tetori i vitit 2013.
Atëherë, Conte drejtonte Juventusin, ndërsa Allegri ishte në sezonin e tij të parë me Milanin. Statistikat favorizojnë trajnerin aktual të Napolit: në katër përballje të kampionatit, ai ka regjistruar tri fitore dhe një barazim ndaj Allegrit.
Humbja e vetme ka ardhur në nëntor të vitit 2012, kur në stol për shkak të pezullimit ishte ndihmësi i tij, Alessio.


