Lajme

“Beka ka me bo Prishtinën që prodhon, punëson dhe tërheq investime”

09/25/2025 22:05
nga:N K

Bekë Berisha, kandidati i AAK-së për kryetar të kryeqytetit, në postimin e tij të fundit në Facebook ka njoftuar për planet që ai ka për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Beka premton 5 fabrika të reja në reciklim, ushqim dhe tekstil,

Zonë industriale në Kodrën e Trimave,

50 serra solare dhe 30 ferma bio,

Fondin për të rinjtë ndërmarrës

Forume vjetore të diasporës,

Modernizim i tregut të gjelbër dhe,

Rivitalizimin e Pallatit të Rinisë si qendër multifunksionale.

“Prishtina s’duhet të rrijë duarkryq, PRISHTINA DUHET TË PUNOJË!”, shkruan Berisha.

Postimi i tij i plotë: