Lajme

Hyseni në Orllan: U pritëm me atmosferë fitoreje – qytetarët e Podujevës nuk e meritojnë e nuk durojnë mashtrimin

09/25/2025 20:44
nga:G B

Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës, është pritur sot në familjen e Nexhat Sylejmanit, në Orllan, me një atmosferë fitoreje, raporton Gazeta Blic.

“Ky vullnet e ky përkushtim i qytetarëve tanë gjjithandej Llapit e Gollakut është porosi e qartë se koha e atyre që kanë mashtruar po përfundon”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Me një mobilizim të jashtëzakonshëm e në atmosferë fitoreje u pritëm sot në familjen e Nexhat Sylejmanit, në Orllan.

Ky vullnet e ky përkushtim i qytetarëve tanë gjjithandej Llapit e Gollakut është porosi e qartë se koha e atyre që kanë mashtruar po përfundon.

Qytetarët e Podujevës nuk e meritojnë e nuk durojnë mashtrimin, arrogancën e nënçmimin.