Lajme

Smajl Latifi: Dalim ballëhapur për ta kërkuar mbështetjen e qytetarëve, pasi i kemi mbajtur fjalët dhe i kemi kryer punët

09/25/2025 17:35
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar qytetarët e Kramovikut, Mrasorit, Gurit të Kuq, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se para të gjithëve dalin ballëhapur për ta kërkuar mbështetjen, sepse i kanë mbajtur fjalët dhe i kanë kryer punët.

Postimi i tij i plotë:

Para qytetarëve të Kramovikut, Mrasorit, Gurit të Kuq e të gjithë qytetarëve të komunës sonë, dalim ballëhapur për ta kërkuar mbështetjen, sepse i kemi mbajtur fjalët dhe i kemi kryer punët. Por, Puna Nuk Ndalet dhe tani kemi plan të ri e projekte të reja.

Faleminderit që na pritët e dëgjuat!