Kandidati i AAK-së për kryetar tëDeçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar sot pensionistët, raporton Gazeta Blic.
Ramosaj ka thënë se ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe se ka angazhim të palëkundur për të punuar që ata të ndihen të vlerësuar, të përkujdesur dhe të mbështetur ashtu siç e meritojnë.
“I njoftova gjithashtu se pjesë e programit tonë qeverisës është edhe ndërtimi i Shtëpisë për të Moshuarit, një projekt që synon t’u ofrojë kujdes profesional, ambient të ngrohtë e dinjitoz dhe një vend ku do të ndihen të vlerësuar çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takohem me pensionistët tanë, brezin që me mund, sakrificë dhe dashuri ka ndërtuar themelin e shoqërisë sonë.
Dëgjova me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre, dhe angazhimi ynë mbetet i palëkundur, do të vazhdojmë të punojmë që ata të ndihen të respektuar, të përkujdesur dhe të mbështetur ashtu siç e meritojnë.
I njoftova gjithashtu se pjesë e programit tonë qeverisës është edhe ndërtimi i Shtëpisë për të Moshuarit, një projekt që synon t’u ofrojë kujdes profesional, ambient të ngrohtë e dinjitoz dhe një vend ku do të ndihen të vlerësuar çdo ditë.
Sepse respekti për ta nuk është vetëm detyrim, është një borxh mirënjohjeje ndaj brezit që na dha gjithçka.
Me respekt,
Bashkim Ramosaj


