Lajme

Berisha në Breg të Diellit prezanton programin për shëndetësi, premton zbatim të Ligjit për Barazinë Gjinore 50/50

09/25/2025 15:37
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal, Nadire Gerbeshi Spanca, kanë takuar qytetarë në lagjen Bregu i Diellit, ku kanë diskutuar për problematikat e kësaj lagje, raporton Gazeta Blic.

“Bregu i Diellit, banesat kolektive, siguria e fëmijëve në shkollë dhe rreth shkollës, mungesa e ashensorëve në objektet kolektive, qentë endacakë. Këto janë çështje që i preokupojnë të gjitha grupmoshat dhe kategoritë në këtë lagje”, thuhet në postim të Berishës.

Ai prezantoi programin për shëndetësi, ku mori pjesë edhe eksperti i shëndetësisë, Shemsedin Dreshaj, njëherit edhe hartues i këtij prioriteti.

Postimi i tij i plotë:

Bregu i Diellit, banesat kolektive, siguria e fëmijëve në shkollë dhe rreth shkollës, mungesa e ashensorëve në objektet kolektive, qentë endacakë dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme u ngritën nga kandidatja për Kuvendin Komunal, Nadire Gerbeshi Spanca.

Këto janë çështje që i preokupojnë të gjitha grupmoshat dhe kategoritë në këtë lagje.

Në takim, Beka prezantoi programin për shëndetësi, ku mori pjesë edhe eksperti i shëndetësisë, Shemsedin Dreshaj, njëherit edhe hartues i këtij prioriteti.

Ligji për Barazinë Gjinore 50/50 me Bekën do të zbatohet realisht. Gratë dhe vajzat janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë në çdo sferë.

Barazi për çdo njeri, në çdo lagje e në çdo fshat!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon