Lajme

PK’ja merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol në Hagë

09/25/2025 11:24
nga:N K

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një delegacion i lartë i PK-së, kanë marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.

Në njoftim shtohet edhe se konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

‘‘Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me: krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale,si dhe format e reja të krimit financiar’’, thuhet në njoftim.