Sporti

Stadiumi i Atalantës riemërohet New Balance Arena

09/25/2025 11:22
nga:Lorik J

Atalanta dhe marka sportive New Balance kanë njoftuar një fazë të re të bashkëpunimit të tyre: Stadio di Bergamo tani do të quhet New Balance Arena.

Partneriteti me New Balance filloi në fillim të sezonit 2025/26, kur kompania u bë sponsori zyrtar i klubit dhe furnizuesi i uniformave.

Përveç stadiumit, marka mori gjithashtu të drejtat ekskluzive të emërtimit për akademinë e të rinjve të klubit – New Balance Academy – Dedicata a Mino Favini, në nder të trajnerit dhe mentorit të talenteve të reja, Mino Favini.

/GazetaBlic Sport