Monterrey u mposht në Liga MX Apertura 2025 të mërkurën, duke pësuar gjashtë gola në një humbje të rëndë ndaj Tolucas.
Skuadra e Sergio Ramos u mposht me rezultatin e thellë 6-2 në ndeshjen e kampionatit meksikan, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjithçka shkoi keq për Ramosin, i cili humbi edhe një penallti.
Duke u munduar të realizoj në mënyrë spektakolare, Ramos dështoi keq, pasi penalltia e tij “panenka” shkoi drejt e në duart e portierit.
Më poshtë keni huqjen e Ramosit:
Sergio Ramos intentó un penalti a lo ‘panenka’, pero Hugo González lo esperó y atajó el balón sin complicaciones.
Vergonzoso lo del español. Lo peor es que a raíz de su falló cayeron tres goles de Toluca para remontar el marcador. pic.twitter.com/RFET5570Hz
— Alejandro Montes (@amontes_98) September 25, 2025


