Sporti

Alvarez “kërcënon” Real Madridin: Do bëjmë gjithçka që të marrim tre pikë

09/25/2025 09:14
nga:Lorik J

Julian Alvarez komentoi pas tregolëshit të tij në ndeshjen e La Ligës. Sulmuesi i Atleticos shënoi tre gola në ndeshjen e ligës spanjolle kundër Rayo Vallecanos (3–2).

“Na duhej të merrnim tre pikë dhe, përmes fitores, të fitonim vetëbesim. Luajtëm mirë [në ndeshjet e mëparshme], por për shkak të detajeve të vogla nuk arritëm rezultatin. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të vazhduar serinë e fitoreve”, tha argjentinasi.

Më 27 shtator, Atletico do të presë Real Madridin në derbi.

“Ne duhet të pushojmë dhe të përqendrohemi për ndeshjen në shtëpi para tifozëve tanë. Do të jetë një shfaqje e shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë tre pikë”, deklaroi Julián Álvarez.

/GazetaBlic Sport