Sporti

Skandaloze: Huliganët serbë me koreografi për terroristin e vrarë në Banjskë

09/24/2025 23:57
nga:Mergim Rreci

E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për ndeshjet e futbollit në kuadër të Ligës së Evropës.

Në mesin e përballjeve ishte edhe ajo mes Cërvena Zvdezdës dhe Celticut që po luhet në Beograd.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, të njohur si “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze.

Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviq.

Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh.

Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovo, Kosovo…”.