Bartësja e listës për Asamblenë Komunale nga Partia Guxo Jeta Statovci, ka thënë se 12 tetori do të jetë fillimi i fundit të problemeve,me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.
“Për shumë kohë qyteti është zhvilluar pa plan, me improvizime dhe mungesë harmonie. Tani është koha të ndertojmë një Prishtinë ndryshe. Një qytet që i shërben qytetarëve. Një Prishtinë me transport publik efikas, autobusë elektrik, më shumë rrugë për bicikleta dhe trotuare për këmbësore”, ka thënë Statovci.


