Lajme

Të gjitha projektet e realizuara në një vend, Rama: Prishtina Work, transformimi i kryeqytetit është realitet

09/24/2025 20:58
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rikthyer në vëmendje momentin epik nga debati i para katër vitesh me Arben Vitinë.

Rama ka thënë se vizatimin e kanë bërë bashkë, duke theksuar platformën Prishtina Work.

I pari i kryeqytetit theksoi se tash të gjitha projektet janë në një vend.

“A ta vizatoj? E vizatuam bashkë! Tash, të gjitha projektet që janë bërë, e do të bëhen në një vend
👉 www.prishtina.work/
Sepse transformimi i Prishtinës është realitet që po ndërtohet çdo ditë”, ka shkruar Rama në Facebook.