Lajme

Nënkryetari i Prishtinës: Sot u sulmua fizkisht asambleisti i LDK-së, Sami Salihu

09/24/2025 18:45
nga:G B

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj ka reaguar pas ngjarjes së sotme, duke thënë se u sulmua fizikisht asamblisti i LDK-së, Sami Salihu.

Ai ka thënë se kjo është e vërteta dhe se kjo do të vërtetohet nga organet nga provat.

Shkrimi i tij:

Për korrektësi dhe për njoftimin e mediave dhe të qytetarëve, sot para objektit të Komunës së Prishtinës është sulmuar fizikisht asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kryeqytetit, z. Sami Salihu! Kjo është e vërteta! E njëjta do të vërtetohet edhe nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë duke marr paraysh provat nga vendi i ngjarjes dhe video inqizimet!