Lajme

Begaj në OKB: Riafirmova angazhimin e Shqipërisë për një botë më të drejtë, më të lirë e më paqësore

09/24/2025 18:35
nga:G B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se në OKB ka riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për një botë më të drejtë, më të lirë e më paqësore.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se demokracia nuk është vetëm një sistem qeverisjeje, por siç u shpreh, një akt i vazhdueshëm besimi, përfshirjeje dhe rinovimi.

“Në Takimin e Nivelit të Lartë të OKB-së “Në Mbrojtje të Demokracisë – Lufta kundër Ekstremizmit”, riafirmova angazhimin e Shqipërisë për një botë më të drejtë, më të lirë dhe më paqësore, duke theksuar modelin tonë gjithëpërfshirës për parandalimin, rehabilitimin dhe riintegrimin”, u shpreh tutje ai.